Ben Blushi sjell romanin e ri “Historitë e Çmendura të Tiranës”
Dritare.net

Shkrimtari Ben Blushi vjen me romanin e tij të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”, i cili ka përfunduar në shtypshkronjën Onufri dhe do të jetë në librari nga 3 nëntori. Vepra rrëfen historinë 400-vjeçare të kryeqytetit, nga viti 1600 deri në vitin 2000, duke sjellë luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që kanë formësuar Tiranën ndër shekuj.
"Historitē e Cmendura të Tiranës është romani im i ri që sot shkoi në shtypshkronjën Onufri.
Ky roman u shkrua nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Për Tiranën ka më pak libra se për cdo kryeqytet tjeter evropian.
Historitë e Cmendura të Tiranës tregon luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që i bënë njeri-tjetrit qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë për të kontrolluar qytetin nga viti 1600 deri nē vitin 2000.
Kushdo që do lexojë këtë histori të shtrirë në 400 vjet do kuptojë se Tirana është djegur disa herë sic po ndodh dhe sot dhe gjithmonë është ringritur më e bukur dhe më vitale.
Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan.
Duke nisur nga data 3 nëntor Historitë e Cmendura të Tiranës do jetë nē cdo librari", njofton shkrimtari Ben Blushi./L.F-dritare.net