Burgim i përjetshëm për vrasësin e Ilaria Sulës, babai: Dënimin e vërtetë e kemi ne
Dritare.net
Dënim i përjetshëm për Mark Antony Samson, i cili vrau me thikë ish-të dashurën e tij, 22-vjeçaren Ilaria Sula, në mars të vitit 2025, dhe më pas e hodhi trupin e saj në një humnerë, të fshehur brenda një qeseje. Pas vendimit të gjykatës në Romë, babai i Ilarias, Flamur Sula, deklaroi se drejtësia ishte vënë në vend, por dhimbja e familjes do të mbetet e përjetshme.
“Drejtësia u bë, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe bashkëshortja ime. Ai ende merr frymë, ndërsa vajza ime nuk merr më frymë. Ky është një moment i rëndësishëm për drejtësinë. Unë gjithmonë kam pasur besim te drejtësia dhe nuk jam braktisur”, u shpreh ai.
Babai i 22-vjeçares përcolli gjithashtu një mesazh për të rinjtë, duke i nxitur të respektojnë njëri-tjetrin dhe të komunikojnë me prindërit e tyre.
“U them miqve të Ilaria-s dhe në përgjithësi të rinjve: respektoni njëri-tjetrin dhe flisni me prindërit tuaj. Mos heshtni”, tha ai.
Edhe nëna e viktimës, Gëzime Sula, e tronditur nga ngjarja, iu drejtua të rinjve me një apel të ndjerë: “Respektoni gratë, duajini ato”.
Më vonë, mes lotësh dhe e mbështetur te bashkëshorti, ajo shtoi: “Tani ajo është në paqe”./K.C/dritare.net