Rama: Protesta është e drejtë, por dhuna dhe imponimi nuk kanë vend në demokraci!
Dritare.net

Rama tha se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë, të protestojnë dhe të bëjnë grevë, por jo t’u imponojnë të tjerëve mendimet e tyre. Ai i akuzoi se po përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet pa kushte, ndërsa tha se në gjuhën e tyre nuk ka asnjë respekt për mirësjelljen, dialogun apo përballjen me mendime të ndryshme.
"Është e drejta e secilit që të flasë e të kërkojë atë që mendon e që dëshiron, të dalë në rrugë, protestojë e të bëjë grevë, por liria dhe e drejta e tij dhe e të gjithë atyre që duan tu imponojnë mendjen mbaron aty ku nis liria e të tjerëve për të pasur qëndrimet dhe bindjet e tyre. Ky kufi e ndan ligjin e bashkëjetesës demokratike nga xhungla ku sundon dhuna dhe nënshtrimi pa kushte. Këtë kufi e kapërcyen me dhunë fashistët dhe komunistët në emër të popullit, me dhunë e terror. Cfarë sollën për popullin dhe për vendin, e dimë mirë që të gjithë ose të paktën e dinë ata që dinë historinë e nuk ngatërrojnë Ismail Qemalin me Ismail Kadarenë. E pyes veten këto ditë a është e mundur të kuptohet kjo furi dhune dhe shantazhesh ndaj kujtdo që nuk i bindet agresionit të kësaj turme, që nuk kërkon thjesht të dëgjohet por të mbështetet pa kushte në kuturisjen anti demokratike ku në fjallorin bazik nuk ka asnjë fije respekti për asnjë normë mirësjellje, formë dialogu apo ballafaqimi. Mua personalisht më rezulton e pamundur ta mirëkuptoj këtë sulm frontal mbi kodin e qytetërimit tonë, ku pavarësiht deficiteve demokratike q ëka kultura jonë e bashkëjetesës e ku kemi pjesën tonë të fajit, as tradita familjare shqiptare e as normat e bashkëjetesës nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë sulm vulgar të dhunshëm gjuhësor në emër të ardhmërisë ku gjuha kocka ska por kocka thyen. Me ndihmën e vipave të ekraneve po thyhen automate e digjen banka.