Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen!

Rama: Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen!

Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit dhe disa televizione kërkojnë largimin e tij, por deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen dhe do të qëndrojë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit. “Të tërë këta thonë se duan kokën time”, u shpreh Rama, duke shtuar se ai dhe shumica qeverisëse janë pengesa mes tyre dhe Shqipërisë që, sipas tij, po ecën përpara. Kryeministri akuzoi gjithashtu disa televizione se financohen me para të pista dhe se u bëjnë jehonë akteve të dhunës ndaj policisë.

"Shqipëria nuk përfaqësohet as nga kjo formë agresorësh e as nga ekranet e korruptuara televiziva ku një lumë urrejtësish profesionistë e vipash që jetojnë në luksin e evazionit fiskal janë bërë si kor të dehurish nga kënaqësia e dhunës. Të tërë këta thuan se duan kokën time por në fakt, unë me shumicën që qeveris, jam pengesa e madhe mes tyre dhe një Shqipërie që i ka lënë pas rrëmujat, borxhet, shëmtinë urbane, që rrit ekonominë e saj, që lufton korrupsionin me drejtësi të pavarur, që sjell në derë mbi 12 mln turistë, që po negocion me BE, mbylljen e kapitujve të anëtarësimit deri në fund të 2027,. Ata që urrejtja e pengon ta shohin këtë shqipëri që ccdo ditë ecën përpara me këtë shumicë qeverisëse, janë të drejtën e tyre të kërkojnë dortëheqjen time. Por unë jam dhe do jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë, që na kanë besuar këtë detyrë për të bërë çmos për këtë vend të bekuar e jo për tu ardhur pas avazit atyre që janë studentë e shkulin gurët e bulevardit, apo atyre që thonë jemi media dhe i mbajnë ndezur antenat me para të pista për tu bërë hymne dhunës ndaj policisë, apo i ushqejnë me zarfa në dorë dhunuesit me kravata dhe dekolte alla Big Brother të ekraneve të tyre" tha Rama.