Rama: Të kthejmë Tiranën në normalitet! Një turmë agresive kërkon të imponojë forcën e dhunës!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se synimi është rikthimi i qytetit në normalitet.
Në një mesazh për mediat, Rama u është drejtuar qytetarëve që, sipas tij, nuk janë pjesë e akteve të dhunës dhe që ndihen të frikësuar nga protestuesit.
Kreu i qeverisë theksoi se mes tyre përfshihen edhe qytetarë që nuk e mbështesin atë si kryeministër, por që duan të vijojnë jetën e tyre të përditshme pa u ndikuar nga situata e krijuar në kryeqytet.
“Të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë nga kjo turmë dhunuesish, Kam parasysh edhe ata që nuk janë dakord që më kanë mua kryeministër. Por dhe ata që duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës për shkak të një turme agresive. A mund të na imponohet të gjithëve një turmë pasi ka ardhur vërdallë duke xhiruar përnatë me britma, apo duke bullizuar dhe goditur drejtues automjetesh shpërthen në eufori kundër qytetit, policisë së shtetit. Kush janë dhe në emër të kujt duan të imponojnë forcën e anti-njerzillëkut. Janë mbledhur bashkë individë dhe grupe që nuk kanë lidhje me njëra tjetra”, tha ai.