Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku mësohet se i është komunikuar përfundimi i hetimeve për çështjen ndaj saj.

Belinda Balluku është paraqitur herët në mëngjes në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia.

Sipas informacioneve paraprake, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar Ballukut përfundimin e hetimeve, ndërsa gjatë paraqitjes së sotme i janë bërë me dije edhe akuza të tjera, sipas burimeve pranë institucionit.

Balluku është nën hetim për çështje që lidhen me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se, krahas akuzave të lidhura me këto procedura prokurimi, Ballukut i janë komunikuar edhe akuza për shpërdorim detyre, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie.

Komunikimi i përfundimit të hetimeve shënon një fazë të rëndësishme të procedurës penale ndaj ish-zëvendëskryeministres. Hapat e mëtejshëm të çështjes do të varen nga procedurat që do të ndiqen nga Prokuroria e Posaçme dhe organet kompetente të drejtësisë.

Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, çdo akuzë ndaj saj mbetet objekt i procesit gjyqësor dhe vlen prezumimi i pafajësisë./L.F-dritare.net