Vjen vala e të ftohtit, ja parashikimi i motit për sot!
Dritare.net
Ditën e sotme, një masë e ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe mjaft të ftohtë gjatë orëve të paradites
Nga pasditja e në vijim pritet shpeshtim i vranësirave dhe shtim i lagështirës në ajër, duke bërë që në shumë zona i ftohti të ndihet edhe më shumë. Megjithatë, mundësia për reshje është pothuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 2–6°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 21°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në Durrës dhe Fier.
Ndërkohë, era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.