Vlora Hyseni përplaset me gazetaren: Si kalove me agjentin serb në dhomat e “Rognerit"!
Thursday 24 September 2026, 12:12
Dritare.net

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është përplasur me një gazetare, duke iu përgjigjur pyetjes së saj me një kundërakuzë të fortë.
“Si kalove ti me agjentin serb në dhomat e ‘Rognerit’?”, dëgjohet t’i thotë Hyseni gazetares.
Deklarata u bë gjatë një komunikimi të shkurtër me përfaqësuesit e medias. Hyseni nuk dha hollësi të tjera dhe nuk sqaroi se cilit person i referohej me termin “agjent serb”.
Për momentin, akuza e ngritur prej saj nuk shoqërohet me prova apo me identifikimin publik të personit për të cilin foli. Gazetarja gjithashtu nuk ka reaguar ende ndaj deklaratës./dritare.net