Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtorit të SHISH
Tuesday 22 September 2026, 21:09
Dritare.net

Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Presidenti Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi sot ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH. Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror./dritare.net





