Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin

vlora-hyseni (1).jpg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe ka vendosur pezullimin e saj nga detyra. Për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror. Kontrollet vijnë si rezultat i hetimeve të dosjes së AKSHI-t.

Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas informacionit të bërë publik, kontrollet po kryhen edhe në banesat e zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit.

Operacioni lidhet me një nga fraksionet e hetimit të dosjes së AKSHI-t, ku në fokus është edhe Ergys Agasi. Ky i fundit u arrestua disa javë më parë, pas disa muajsh në arrati, në kuadër të hetimeve për abuzime të dyshuara me tenderat.

Hetimet po ndiqen nga prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.