Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vlora Hyseni i dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën

Shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës së sotme ishte në territorin e Kosovës. SPAK-u po heton Hysenin për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”. Për të, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të shoqëruar me pezullimin nga detyra. Hyseni është paraqitur në pikën kufitare dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Masa e sigurisë nuk kishte mundur të ekzekutohej më herët sot, pasi Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë me drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra Hysenin, ndërsa presidenti Begaj firmosi shkarkimin e saj./dritare.net