Deputetët dhe eurodeputetët në Zvërnec, Atë Jan Tereziu: Këtu nuk bëhet politikë
Dritare.net

Deputetët shqiptarë dhe eurodeputetët kanë vizituar Manastirin e Zvërnecit, ku janë pritur nga prifti i Kishës së Shën Mërisë, Atë Jan Tereziu.
Gjatë vizitës, Atë Jan Tereziu i ka shoqëruar të pranishmit në ambientet e kishës, duke u treguar për historinë, traditën dhe vjetërsinë e këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Gjatë qëndrimit në manastir, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka pyetur Atë Jan Tereziun edhe lidhur me investimet e parashikuara në zonën e Zvërnecit.
Në përgjigje, prifti ka theksuar karakterin fetar të këtij vendi, duke u shprehur se Manastiri i Zvërnecit është një vend i Zotit dhe se në këto ambiente nuk mund të bëhet politikë.
Vizita është mbyllur me një kafe në ambientet e Manastirit të Zvërnecit, ku deputetët shqiptarë dhe eurodeputetët kanë vijuar bashkëbisedimin.