Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatmir Xhafaj: Arrestimi i zyrtarëve, shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Institucioneve u shoqërua me debate të forta politike pas masës së sigurisë të vendosur nga SPAK ndaj drejtueses së SHISH.

Deputeti i PD-së, Iv Kaso, e cilësoi situatën si një goditje të rëndë për shtetin shqiptar, duke deklaruar: “Sot është vërtetuar dhe është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar.” Kaso kërkoi përgjegjësi politike dhe seanca dëgjimore emergjente.

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i hodhi poshtë akuzat për “rënien e shtetit”, duke theksuar se institucionet duhet të ushtrojnë kompetencat e tyre. “Nëse institucionet e drejtësisë penale kanë funksionin e tyre kushtetues dhe ligjor, ne këtu kemi detyrën tonë si ligjvënës,” tha Xhafaj.

Debati u përqendrua te përgjegjësia politike dhe mënyra se si duhen interpretuar veprimet e institucioneve të drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë./L.F-dritare.net