Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë!

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni mbërriti në GJKKO, ku del para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Hyseni, e cila ndodhet nën arrest shtëpie dhe më pas u lirua nga detyra, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme me makinë policie dhe e shoqëruar nga avokati i saj, Kastriot Selita.

Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH në makinën e Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t, të cilat dyshon se ia ka vënë në dispozicion Hyseni.

Kjo e fundit ishte pyetur më 18 shtator nga SPAK, jo për herë të parë, si person në dijeni për lidhjet me biznesmenin, por ka pretenduar se komunikimet mes tyre ishin në kuadër të bashkëpunimit të tij si informator i SHISH.