Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ja kur do të mbahet seanca!

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, do të dalë nesër, më 24 shtator, para Gjykatës së Posaçme, pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj saj. Seanca për marrjen në pyetje të Hysenit është caktuar në orën 12:00. Po të njëjtën ditë, në orën 09:00, para Gjykatës do të paraqiten edhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Hyseni është person nën hetim në procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025 dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme:

“Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal, ju njoftojmë se:

Më datë 23.09.2026, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’.

Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar më datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar më datë 24.09.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftim.