Falsifikoi certifikatën e vaksinimit të COVID, trajneri i Zvicrës flet për Xhakën
Dritare.net

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar lidhur me situatën e Granit Xhakës, pas çështjes së certifikatës së falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.
Yakin bëri të ditur se kapiteni i Zvicrës është i vetëdijshëm për gabimin e bërë dhe ka marrë publikisht përgjegjësinë për veprimet e tij.
“Graniti e ka kuptuar se ka bërë një gabim. Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë”, deklaroi Yakin për “Blick”.
Trajneri zviceran foli në mbështetje të kapitenit të skuadrës, duke theksuar pendesën dhe faktin që Xhaka nuk i është shmangur përgjegjësisë për rastin.
Çështja lidhet me certifikatën e vaksinimit gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 dhe ka rikthyer vëmendjen te futbollisti shqiptar i Zvicrës./dritare.net