Video/Testi për koronavirusin, përballja e demokrates Katie Porter me drejtorin e CDC bëhet virale
Dritare.net
Në seancën dëgjimore të së dielës, Porter bëri llogaritë që një test për koronavirusin për një pacient të pasiguruar do të kushtojë 1331 dollarë.
“Dr. Redfield, a doni ju të dini kush është prekur me koronavirusin dhe kush jo? Jo thjesht të pasurit, por kushdo mund ta ketë virusin? Kam bërë llogaritë: një testim i plotë kushton minimalisht 1331 dollarë. Kam bërë dhe kërkimet ligjore: Administrata ka autoritetin për ta bërë testimin falas për çdo amerikan SOT. Një zyrtar i nivelit të lartë të Trump më siguroi që do ta bënin vërtetë.”,- tha ajo, informon dritare.net
Porter më pas rreshtoi një sërë pyetjesh ndaj Redfield rreth faktit sesi publiku i gjerë do të mund ta përballonte testimin dhe nëse administrata do ta bënte testimin falas, ndaj të cilave Redfield u përgjigj, “Unë mendoj që t’i bën pyetje të shkëlqyera, ndaj përgjigja ime është po.”
“Shkëlqyeshëm, çdokush që më dëgjon në Amerikë, mund të shkojë të testohet dhe kjo do të mbulohet kanë apo jo siguracion.” tha ajo pas konfirmimit të Redfield. “Ju lutem, nëse besoni që jeni të sëmurë, fillimisht telefononi, mos lejoni mungesën e siguracioneve ta përkeqësojë këtë krizë!”
Video e këtij debati e vendosur në twiter është parë më shumë se 23 milion herë.
Porter u lavdërua për pyetjet e shumta dhe të mira, ndërkohë që analistja politike e NBC dhe MSNBC Karine Jean-Pierre e quajti “brilante” dhe “efektive.”
Producenti televiziv Hart Hanson e lavdëroi Porter në Twitter duke pyetur: “ Sa shumë jetë ka shpëtuar Katie Porter sot duke përdorur tabelën e bardhë, një detektor budallallëqesh, dhe aftësinë për të ruajtur fokusin?”
Por në fund të seancës dëgjimore, Redfield sugjeroi që ai vetëm po planifikonte testimet falas, duke nënvizuar që administrata “po ekzaminon të gjithë rastet” për të pasiguruarit nëse do të kenë apo jo akses në testim dhe trajtim.
Porter më pas u shfaq në MSNBC, duke thënë që e kuptonte përgjigjen e Redfield si një “premtim” për amerikanët, dhe priste që ai ta nderonte këtë premtim.
Drejtori i CDC e bëri sot këtë premtim nën betim. Ai ishte betuar në fillim të seancës, dhe puna ime si anëtare e këshillit është të bëj pyetje të vështira dhe t’i nxjerr në pah ato premtime. Ishte një premtim ndaj amerikanëve, dhe unë pres që ai ta mbajë!”,- tha Porter./Burimi: The Hill. Përshtati për dritare.net Ada Shehu
https://www.facebook.com/portali.dritare/videos/932909227125956/?eid=ARCtDrmeHFyZVxKe_WzUvQ7OjhgzSrwcrpK2llpyP1ob9cRrJdxZt7CPTJVvMIEFi2_vFJqftrcx7BEr