Video/ Rama: Nga e marta shtetrrethimi do të aplikohet në të gjithë vendin
Dritare.net
Pas karantinimit të Tiranës, Durrësit, Lushnjës, Elbasanit dhe Shkodrës shtetrrethimi do të zbatohet në të gjithë vendin.
“Sot hynë në fuqi të gjitha masat për luftën me armikun tonë të padukshëm. Reagimi i mbarë popullit ka qene fantastik, por jemi shumë larg gjysmës, çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri.
Nga e para çdo ditë, luftë me veten. Qeveria po punon që të llogarisim çdo hap dhe të përgatisim çdo skenar dhe të jemi gati. Edhe vendet më të fuqishme të botës janë kapur gafil, po bëjnë gjëra që ne i kemi bërë tani më.
Ne studiuam Kinën dhe Italinë. Të martën perimetri i blinduar do të njësohet me kufirin e Republikës së Shqipërisë. Dhe praktikisht E gjithë Shqipëria do të jetë javën tjetër, siç ishte Tirana dhe Durrësi fillimisht këtë javë që kaluam dhe më pas qytetet e tjera.
Më besoni, do t’ia dalim dhe do ta mbajmë mend tërë jetën këtë eksperiencë, këtë film horror që na plagosi keq, por na bëri më të fortë dhe më të mirë dhe Shqipërinë tonë pa asnjë diskutim.”, ka Rama./K.C/dritare.net
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1270147149853520/