Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video ekskluzive/ Në Ibriktepe, në shtëpinë e Fan Nolit

Video ekskluzive/ Në Ibriktepe, në shtëpinë e Fan Nolit
Në 135 vjetorin e lindjes së Fan Nolit, dritare.net, po ju sjell një material të rrallë. Një video xhiruar në Ibriktepe, në shtëpinë e Fan Nolit, në Evron turke. Dhe një intervistë realizuar në Feres, në Evron greje me stërnipin e Nolit, Krisopulos Aleksandros. Ishte Nasho Jorgaqi, studjuesi i palodhur i Nolit që shoqëroi gazetaren Rudina Xhunga, në këtë udhëtim të parë në shtëpinë ku lindi Noli.

Atje nuk ka asnjë gjurmë të tij. Njerëzit që jetojnë aty, nuk kanë lidhje me Nolin, por një kufi më tutje, stërnipi i Nolit, zë e tregon shqip: "Nolin e kam vëllain e gjyshes. Gjyshja ime ishte shqiptare, ndërsa gjyshi im ishte grek dhe nuk i donte shqiptarët. Gjyshi s'e donte Fan Nolin, sepse thoshte; na hoqi vorio -epirin. Noli i shkruante shpesh gjyshes sime nga Bostoni, por gjyshi im i digjte, i fuste në zjarr, sepse nuk donte qe ne t'i lexonim.

Dua të vij njëherë në Shqipëri.

Dua të vij një herë të vetme, të shoh vendet atje. Gjyshërit, tetot të gjitha erdhën nga andej. Erdhën nga Qyteza, në Janinë,

ngadalë ngadalë, erdhën këtu.

Tani, ti do të vesh atje? I priu një prift dhe i gjithë fshati i tyre erdhi këtu.Tani unë dua të shkoj të shoh nga erdhën."/dritare.net