Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet
Dritare.net

Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Hashim Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera ndaj personave të konsideruar kundërshtarë.
Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e këtyre krimeve dhe, sipas konstatimeve të trupit gjykues, mori pjesë personalisht në disa prej tyre.
Gjykata gjithashtu konstatoi se Thaçi përhapi ose ndihmoi në përhapjen e informacioneve të rreme lidhur me krimet, duke kontribuar, sipas saj, në një politikë pandëshkueshmërie.
Në një tjetër konstatim, trupi gjykues tha se Thaçi kishte dhënë kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe se kishte qenë një anëtar kyç në këtë proces.
Sipas Smithit, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë emëruan persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së, ndërsa disa prej këtyre personave kryen krime ose kishin dijeni për to./L.F-dritare.net