Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Transferimi i Veliajt në Fier, Çuçi i kërkon ministrit Gogu të publikojë urdhrin: Jep dorëheqjen nëse mungon dokumenti

Transferimi i Veliajt në Fier, Çuçi i kërkon ministrit

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot një takim ku është diskutuar transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se deputeti socialist Bledar Çuçi, kreu i Komisionit për Çështjet e Brendshme, i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, të bëjë publike urdhrin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mbi bazën e të cilit është kryer transferimi i Veliajt.

Kërkesa vjen pas deklaratave të Veliajt se urdhri i transferimit nuk i është vënë në dispozicion as atij dhe as avokatit të tij.

Sipas burimeve nga mbledhja, Çuçi i ka kërkuar Gogut të japë dorëheqjen nëse dokumenti nuk disponohet, duke theksuar se ministri duhej të ishte paraqitur në mbledhjen e grupit parlamentar me urdhrin përkatës./L.F-dritare.net