Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë stereotipat: Sporti nuk njeh kufij!

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë

Pasioni, përkushtimi dhe këmbëngulja janë forca që bashkojnë Amarda Xhebrahimin, Sindi Sulën dhe Albina Drazhin. Nga fusha e futbollit, te shënjestra e qitjes sportive dhe tapeti i mundjes, tri sportistet përcjellin një mesazh të qartë: vajzat kanë vend në çdo arenë sportive.

Për Amarda Xhebrahimin, futbolliste, rruga drejt suksesit kërkon punë të vazhdueshme dhe sakrifica. Ajo thekson se forca fizike dhe rezultatet janë fryt i stërvitjes dhe këmbënguljes.

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë

“Një vajzë që merret me sport duket muskuloze, shumë e fortë. Pas saj fshihet punë shumë, sakrificë, lodhje, djersë, gjak dhe në fund pastaj shumë kënaqësi”, shprehet Xhebrahimi.

Edhe Sindi Sula, sportiste e qitjes sportive, tregon se pasioni për këtë disiplinë lidhet me tërheqjen që ka ndier ndaj armëve sportive dhe dëshirën për të sfiduar veten. Qitja thotë ajo nuk është një sport vetëm për djemtë.

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë

“Më ka thënë shpesh që qitja është vetëm për djem, është edhe për vajza. Vajzat janë më të mira se djemtë”, shprehet Sula.

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë

Ndërsa Albina Drazhi, mundëse, vlerëson mundësinë për të qenë pjesë e një ekipi dhe për të përfaqësuar skuadrën e saj.

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë

“Mundja gjithashtu mund të bëhet dhe nga femrat më së miri. Që të jemi pjesë e një skuadre është një privilegj, sepse po përfaqësoj një ekip”, thekson Drazhi.

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë

Tri sportiste, tri disiplina të ndryshme, por një mesazh i përbashkët: talenti, forca dhe vullneti nuk kanë gjini. Përmes historive të tyre, ato sfidojnë stereotipat dhe tregojnë se sporti është një hapësirë ku vajzat mund të garojnë, të arrijnë rezultate dhe të frymëzojnë brezat e rinj.

Fushata SheAds: Më shumë dukshmëri dhe barazi për gratë në sport

Historitë e Amarda Xhebrahimit, Sindi Sulës dhe Albina Drazhit vijnë në kuadër të fushatës “Gratë. Vajzat. Sporti.”, pjesë e projektit evropian SheAds, që synon të rrisë përfaqësimin e grave dhe vajzave në sport dhe të sfidojë stereotipat gjinorë në komunikimin publik.

Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, vajzat që thyejnë

Projekti SheAds, i udhëhequr nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, në bashkëpunim me MTKS synon të promovojë modele pozitive, të rrisë ndërgjegjësimin për barazinë gjinore dhe të nxisë një mënyrë më gjithëpërfshirëse të raportimit dhe komunikimit për sportistet, trajneret dhe profesionistet e sportit.

Përmes videove, intervistave, podkasteve dhe përmbajtjeve digjitale, fushata u jep hapësirë grave dhe vajzave të tregojnë me zërin e tyre rrugëtimin, sakrificat, sfidat dhe arritjet. Qëllimi është që vëmendja të përqendrohet te puna, talenti dhe rezultatet sportive, duke lënë pas paragjykimet për rolin e grave në sport.

Nisma synon gjithashtu të ndihmojë median dhe institucionet sportive të përdorin praktika komunikimi më të drejta dhe pa stereotipa gjinorë.

Vajzat kanë vend në çdo arenë! Nga futbolli te mundja dhe qitja sportive, këto histori dëshmojnë se suksesi ndërtohet me punë, guxim dhe përkushtim, ndërsa mundësitë duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

Fushata mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit SheAds.