Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha në Kuvend: Parlamentarët e meritojnë gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës. Peleshi i heq fjalën

Berisha në Kuvend: Parlamentarët e meritojnë gazin

Sot në Kuvend kryetari i PD Sali Berisha tha se parlametarët meritojnë plumbat e gomës.

"Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka, mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu, këta janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka, se ata që çajnë kafka. Këta janë kriminelë dhe këta e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë.

Deklaratat e kreut të PD-së u cilësuan si thirrje për dhunë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili vendosi t’i heqë Berishës të drejtën e fjalës për pjesën e mbetur të ditës në seancën parlamentare./L.F-dritare.net