Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Takoi Veliajn pas transferimit në burgun e Fierit, avokati Plarent Ndreca: I izoluar në kushte skandaloze

Takoi Veliajn pas transferimit në burgun e Fierit, avokati Plarent Ndreca:

Erion Veliaj u transferua mesditën e së mërkurës nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Shkaku i transferimit nuk është bërë i ditur. Kryebashkiaku i Tiranës reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar transferimin si politik dhe të kryer pa pëlqimin e tij.

“Duke mos u njohur më herët me aktin, për mua ky veprim përbën një rrëmbim policor që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Ai ngriti shqetësime për kushtet në paraburgimin e Fierit, ku, sipas tij, është vendosur në izolim.

“Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë e krevat”, shkroi Veliaj.

Takoi Veliajn pas transferimit në burgun e Fierit, avokati Plarent Ndreca:

Në një letër të bërë publike, ai pretendoi se nuk i është komunikuar arsyeja e transferimit dhe izolimit, se nuk ka kujdes mjekësor dhe se nuk i është mundësuar komunikimi me familjen dhe avokatin. Veliaj deklaroi gjithashtu se ka refuzuar ushqimin.

"Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti. Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia. Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore", shkruan Veliaj.

Avokati Plarent Ndreca: Qelia nuk plotëson kushtet minimale

Avokati i tij, Plarent Ndreca, kundërshtoi kushtet e qëndrimit të kryebashkiakut në paraburgimin e Fierit. Ai shtoi se qelia nuk ka ajrim dhe dritë natyrale, ndërsa ngriti shqetësime edhe për sigurinë e Veliajt.

“Kushtet ishin skandaloze dhe është një qeli që nuk plotëson kushtet minimale për një të burgosur apo të paraburgosur, aq më tepër për Veliajn që është kryetari i bashkisë në dritare. Nuk ka ajrim, nuk ka dritë natyrale, nuk ka dritare. Është një banjë me krevat dhe është në një korridor me 2 a 3 të burgosur me burgim të përjetshëm. Ishte i qartë kur tha që ishte një transferim politik dhe besoj që ka pasur parasysh faktin që qëndrimi i tij ka pasur një reagim shqetësues. Nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhet të ndodhte. Minimalisht duhet të na e sqaronin ose hiqnin mundësinë që të interpretojmë kështu. “Ne do të presim vendimmarrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kemi të drejtën ligjore që t’i drejtohemi edhe gjykatës nëse vlerësojmë se vendimmarrja është e paarsyetuar dhe e padrejtë. I gjithë meraku i Veliajt është te familja dhe fëmijët", tha avokati./L.F-dritare.net