Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si burra!

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

Në vitin 1800, grave në Paris iu ndalua të vishnin pantallona. Megjithatë, shumë prej tyre sfiduan ligjin dhe normat shoqërore, duke zgjedhur veshjet mashkullore për të fituar liri, për të hyrë në profesione të rezervuara për burrat ose për të shprehur identitetin e tyre. Ja 10 imazhe që tregojnë historinë dhe guximin e tyre!

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

1. Amazonat mbi kalë (1799)

Veshjet mashkullore për gratë u shfaqën në Francë që në fund të shekullit XVIII, fillimisht përmes kostumeve të kalërimit, të frymëzuara nga moda angleze. Të njohura si “amazonat”, këto gra ngjallnin njëkohësisht admirim dhe frikë.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

2. George Sand, e veshur si burrë (1834)

Shkrimtarja dhe gazetarja George Sand sfidoi normat e kohës duke veshur rroba burrash. Për të, kjo ishte edhe një zgjedhje praktike: veshjet ishin më ekonomike, i lejonin të lëvizte lirshëm dhe të hynte në ambiente të rezervuara për burrat.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

3. Marie-Antoinette Lix, togere (1870-1871)

Gjatë luftës franko-prusiane, Marie-Antoinette Lix iu bashkua trupave vullnetare dhe mori pjesë në mbrojtjen e rajonit të Vosges. Ajo u dallua veçanërisht gjatë betejës së Nompatelize.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

4. Jane Dieulafoy (rreth viteve 1890)

Jane Dieulafoy luftoi përkrah bashkëshortit të saj gjatë luftës dhe më pas veshi kostume burrash gjatë ekspeditave arkeologjike në Persi, Irani i sotëm. Ajo arriti të merrte edhe një leje të posaçme për të veshur pantallona.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

5. Karikaturat që tallnin gratë me veshje mashkullore (fundi i shekullit XIX)

Gratë që visheshin si burrat, veçanërisht lezbiket, u bënë objekt talljeje në shtyp. Ato sfidonin njëkohësisht normat gjinore dhe kontrollin shoqëror, duke u përballur me paragjykime dhe stigmatizim.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

6. Gratë me biçikleta në Bois de Boulogne (rreth vitit 1900)

Çiklizmi ishte një nga aktivitetet e pakta ku gratë lejoheshin të vishnin pantallona. Për to, biçikleta u kthye në simbol të pavarësisë dhe emancipimit, edhe pse autoritetet dhe mjekët përpiqeshin të kontrollonin këtë liri të re.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

7. Rosa Bonheur (1899)

Artistja Rosa Bonheur mori leje të vishte pantallona fillimisht për arsye shëndetësore dhe më pas për të vizituar thertoret, ku studionte kafshët për pikturat e saj. Me kalimin e kohës, veshja mashkullore u bë pjesë e imazhit të saj publik.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

8. Mathilde de Morny, e njohur si Missy (vitet 1890)

Anëtarja e aristokracisë franceze ishte një figurë e njohur e komunitetit lezbik të Parisit. Ajo adoptoi një stil mashkullor të guximshëm dhe pati një lidhje me shkrimtaren Colette, e cila e përfshiu një version të saj në një prej veprave letrare.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

9. Autoportreti i Romaine Brooks (1923)

Artistja amerikane Romaine Brooks jetoi pjesën më të madhe të jetës në Paris. Me flokë të shkurtër dhe veshje elegante mashkullore, ajo u bë pjesë e një rrethi artistësh dhe grash të pavarura, shumë prej të cilave ishin lezbike.

10 gra pariziene të shekujve XIX-XX që jetuan dhe u veshën si

10. Çifte grash (rreth vitit 1910)

Shumica e grave që zgjidhnin veshjet mashkullore nuk ishin aristokrate apo artiste të famshme. Ato ishin gra të zakonshme që kërkonin të shprehnin identitetin e tyre. Fotografitë e ruajtura dëshmojnë se ky fenomen ishte shumë më i përhapur nga sa tregojnë dokumentet historike.

Ndalimi i grave për të veshur pantallona në Paris u shfuqizua zyrtarisht vetëm në vitin 2013, ndonëse prej dekadash nuk zbatohej më. Historia e këtyre grave mbetet një kapitull i rëndësishëm i luftës për lirinë dhe të drejtat e grave./dritare.net