Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Tronditet politika: Berisha i shkruan Ramës

Tronditet politika: Berisha i shkruan Ramës

Edvin

Kem prit 145 ditë që të mbyllje punë me protestuesit, por më ke zhgënjye. Hajdeni në dialog, hajde flasim, po ju ul tarifat, e broçkulla të tilla.

Duket që nuk ia ke haberin pushtetit or zotëri. Duket që nuk e njeh këtë popull. U lodha duke të pritur se kemi edhe punë të tjera or zotëri.

Dje dola dhe mbarova punë. Por, po ti them dy këshilla t'i kesh parasysh:

Mos harro grushtin lart. Unë e ngrita demek të tallem me Qorin, por ky popull i kujtoi komandantin, dhe ai e di që unë dhe komandanti jemi nga rraca që të palosim në shesh dhe jo të bëjmë llogje Kavaje.

Ta kesh parasysh për herë tjetër kur tallesh me grushtin lart, që grushti ose ngrihet t’ia fusësh kokës dikujt, ose mos e ço fare.

Me thënë të drejtën, unë u çmalla kur e çova se mu kujtua koha kur e ngrija përpara komandantit.

Sa i takon Flamingove, ma solle në majë të hundës duke duruar gjithë ata pordhacë që vinin vërdallë në shesh. Po i ke dhënë fjalën Trumpit, mbaje fjalën or zotëri. Për të bërë zap shokët e tyre mua nuk më duhen 10 mijë policët e tu se i bëj zap me Stresin.

Ke 2 vjet që dëgjon Agron Shehajn duke bërë “përr përr përr” me selfi. Vetëm ty të kam parë or zotëri që trembesh nga një hajdut. Ja, një kërcënim që do ti qepem 30 vjet, dhe e mbyll gojën. Dashka ai topekec të më marri komandën e opozitës. Or zotëri, unë mund të jem i dyti në qytet por vendin e parë në katund nuk ja lëshoj as djalit tim.

Sa fola dje, merre si mësim sesi drejtohet shteti. E di që ministrat i ke shumica kaqola që nuk bëjnë as të drejtojnë një bordello, por këtu rëndësi ka shefi, të tjerët janë numra. Kështu thoshte Lenini. Kapoja eshtë 1-shi, të tjerët janë zero që vlerën ja u jep vetëm 1-shi. Por me siguri ti nuk e ke lexuar se merresh me art. Lexoje ndonjëherë.

E shoh që do më duhet të shkruaj prapë. Do të kishte bërë mirë një stazh nja dy vjet si anëtar i PPSH. Tani duhet të merrem unë me ty.

Hajde tung.

sb/dritare.net