Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Polici merr flakë pas hedhjes së molotovit, Balla: Kjo është tentativë për vrasje!

Polici merr flakë pas hedhjes së molotovit, Balla: Kjo është

Një efektiv i Policisë së Shtetit u përfshi nga flakët gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, pas hedhjes së një bombe molotov nga protestuesit. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur polici merr flakë, ndërsa një koleg i tij ndërhyn menjëherë me fikëse zjarri për t’i ardhur në ndihmë.

Reagimi i Taulant Ballës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamjet e incidentit, duke e cilësuar ngjarjen si “tentativë për vrasje”.

“Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft!”, shkruan Balla, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi vendimet e drejtësisë për rastet e dhunës ndaj efektivëve të policisë.