Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Molotovë, gurë dhe gaz lotsjellës, kjo është situata në protestë

Molotovë, gurë dhe gaz lotsjellës, kjo është situata

Situata në protestën në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve, si dhe kanë përdorur lazerë, ndërsa Policia është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Pamjet tregojnë një shesh të mbushur me tym, ujë dhe shpërthime molotovi.

Gjatë protestës janë regjistruar disa të lënduar. Sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin e Traumës janë paraqitur një efektiv policie, dy gazetarë dhe pesë protestues. Ndërkohë, tre protestues të tjerë janë trajtuar në vendngjarje nga ekipet e Urgjencës.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./L.F-dritare.net