Tensionohet protesta në Kosovë, hidhen mjete piroteknike. Ka të lënduar
Tuesday 6 October 2026, 22:10
Dritare.net

Protesta në Kosovë është tensionuar mbrëmjen e sotme, pasi disa protestues kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Organizatorët u kanë bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike drejt policisë, duke theksuar se protesta është paqësore.
“Policia është e jona. Ne kemi dalë për të protestuar, jo me u përlesh me policinë. Forca jonë është zëri ynë”, ka deklaruar Çlirim Haziri.
Disa prej mjeteve piroteknike kanë rënë pranë efektivëve të policisë.
Ndërkohë, një protestues është lënduar gjatë protestës dhe është transportuar nga policia me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore./dritare.net