Na ndiqni edhe në

Sport

Shënoi dy gola ndaj Andorrës/ Rey Manaj në garë për lojtarin më të mirë

Shënoi dy gola ndaj Andorrës/ Rey Manaj në garë për

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.


Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës.


Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Swiderski i Polonisë, Martin Odegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinovi? i Bosnje-Hercegovinës.

Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link.

Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë./K.C/dritare.net