Shkrimtarja e mirënjohur që do jetë pjesë e Ferma Vip 3
E Premte 27 Mars 2026, 18:06
Dritare.net

Producenti ekzekutiv i Ferma Vip 3, Eraldo Rexho ka zbuluar se shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti do të jetë një nga pjesëmarrësit e “Ferma VIP 3”, e cila nis sonte.
“Është një emër që personalisht e kam shumë për zemër. Është një personazh që njerëzit e media-s e duan dhe e vlerësojnë për gjithë vërtetësinë që mbart. Mimoza Ahmeti do të jetë për herë të parë në një reality show. Mezi po pres ta shoh në izolim. Fati i mirë është që ajo sot është e izoluar dhe nuk merr vesh çfarë kam thënë në studio”, tha Rexho./K.C/dritare.net