
Babai i Selin, Toni Bollati, ka reaguar pas fitores së vajzës së tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP, duke ndarë emocionet dhe përjetimet e kësaj periudhe. Në një prononcim ekskluziv për “Shqipëria Live”, ai rrëfeu ankthin e natës finale, sfidat që përjetoi familja gjatë qëndrimit të Selin në shtëpi, si dhe komunikimin e parë me të pas triumfit, duke theksuar se fituesja ndodhet ende e lodhur, por shumë e lumtur dhe mirënjohëse për mbështetjen e marrë.
“Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë një nga netët më të vështira, me plot emocione. E kam pritur me shumë ankth fillimin e spektaklit. Kam qenë gjatë gjithë kohës në emocione, doja ta shijoja spektaklin vetëm, doja të shihja çdo detaj. Ka qenë një emocion i madh. Periudha që kemi kaluar për kohën që ka qenë Selin në BBV ka qenë e lodhshme, shumë stresuese, edhe largësia ime më ka bërë të ndihem më shumë faj që nuk isha pranë familjes. Megjithatë, çdo gjë kaloi dhe Selin kaloi në finale me sukses, me triumf. Ndjeva keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë. Është si një kampionat që dikush e fiton kupën dhe kupa shkoi për mbretëreshën time.
Me Selin kam komunikuar shumë pak, dje në mbrëmje. Edhe ajo është e lumtur, mirënjohëse. Mu duk pak shumë e lodhur, por është normale, duhet kohë të rikuperohet, të takohet me familjet, mbështetësit dhe me gjithë ata që e kanë përkrahur”, u shpreh ai./TCH