Selin Bollati shpallet fituese e “Big Brother VIP Albania 5”
Dritare.net

Selin Bollati është shpallur fituese e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, duke rrëmbyer çmimin e madh pas një rrugëtimi plot emocione, dinamika dhe debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E njohur si “Selin the Queen”, ajo hyri në këtë format si balerinë, moderatore dhe influencuese, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut me energjinë, karakterin e fortë dhe stilin e saj unik.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Selin u bë një nga personazhet më të komentuar, duke krijuar situata të shumta që ndezën debat dhe rritën interesin e publikut.
Në finalen e madhe, votat e publikut e shpallën Selin Bollatin si fituese të “BBV5”, duke e kurorëzuar si personazhin më të dashur të këtij edicioni. Ky triumf shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke e vendosur atë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së showbiz-it shqiptar./K.C/dritare.net