Na ndiqni edhe në

Shqip

Tiktokeri i famshëm në Greqi: Një ditë do kthehem në Lushnjë, të hap një restorant

Tiktokeri i famshëm në Greqi: Një ditë do kthehem në

Eraldo Ziu jeton prej më shumë se dy dekadash në Greqi. Ai u largua nga Lushnja kur ishte 4 vjeç. Në Greqi u rrit, ndërsa sot punon në Zvicër në prej restoranteve më të mira në botë. Ai tregon se me lekët që bënë në emigrim, babai dhe nëna e tij u kthyen në fshatin e tyre, në Golem të Lushnjës dhe aty hapën një fabrikë vaji. Kur është sezoni i ullinjve ata vijnë në Lushnjë edhe rrinë disa muaj. Edhe Eraldo mendon që në të ardhmen të kthehet në Shqipëri, të hapë një restorant, apo biznes në Lushnjë, për të dhënë edhe ai një dorë, për ta zhvilluar vendin tonë.

“Prindërit e mi vijnë shumë shpesh në Shqipëri sepse kemi një fabrikë vaji në Lushnjë. Me lekët që bënë në Greqi, prindërit u kthyen para 15 vjetësh në Lushnje edhe ngritën fabrikën e vajit. Fabrika është në Golem, fshatin ku kemi lindur. Ne kemi ullinjtë tanë, edhe kushdo që ka ullinj i sjell aty dhe i bëjmë vaj. Në fabrikë punon veç mami e babi, por marrim edhe njerëz të tjerë si punëtorë. Tani fillon sezoni i ullirit dhe mami e babi kthehen e rrinë disa muaj në Shqipëri, pjesën tjetër e kalojnë në Greqi.

Mua më vjen keq që njerëzit nuk investojnë në Shqipëri edhe e kanë më të lehtë të ikin. Ne mundohemi të kthehemi, ca duan të ikin. Unë mendoj që një ditë, pas disa vitesh të kthehem në Shqipëri, të hap një restorant, apo biznes tjetër që të punësoj njerëz të tjerë.

Vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, edhe në turizëm dhe marketing. Është në dorën tonë, të shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë që ta zhvillojmë turizmin dhe të tregojmë fytyrën e mirë të Shqipërisë. Nuk është asnjëherë vonë. Mjafton të hedhim hapat e para edhe pse jo t’ia kalojmë edhe Greqisë dhe Shqipëria të bëhet numri 1 në Ballkan për turizëm.”, tregon Eraldo në DritareTV./K.C/dritare.net