Na ndiqni edhe në

Dekalog nga Roland Qafoku

Shpërthen Sevim Arbana: Pse nuk dalin videot e orgjive të politikanëve?!

Aktivistja Sevim Arbana ka reaguar ashpër për videot intime të një kompozitori të njohur, që u bënë lajmi numër një në vend. Sipas saj, publikimi i tyre mund të jetë një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

E ftuar në emisionin "Dekalog" nga Roland Qafoku në Dritare TV, Arbana tha se nuk e kishte parë videon, por se mendimin e jep njësoj. "Mbas skandaleve shumë të mëdha që kaplojnë qeverinë dhe majat e piramidës, dalin këto të tjerat për të trullosur këtë popull të trullosur," u shpreh ajo.

Arbana tha se ngjarje të tilla nuk janë çudi, sepse ndodhin si në botën e artistëve, ashtu edhe në atë të politikës. "Nuk e di si s'kanë dalë përgjime me orgjitë që bëjnë politikanët," deklaroi ajo. Sipas saj, "politika në shekuj është seks dhe para", dhe paraja do të thotë pushtet.

Pyetur nëse ishte normale që videot të publikoheshin, aktivistja u përgjigj prerë: "Jo, nuk ishte normale." Ajo tha se e njeh bashkëshorten e kompozitorit dhe e cilësoi "zonjë grua" me dy vajza shumë të mira. "Secili ka familje. Nuk jam dakord që të shkaktohet një traumë kaq e madhe publike," tha Arbana.

Aktivistja hodhi edhe dyshimin se mund të bëhet fjalë për video shantazhi dhe paralajmëroi se mund të dalin video të tjera. Sipas saj, në botën e festivaleve dhe të çmimeve muzikore "bëhen luftëra të papara" dhe veprojnë klane, ndaj "duket se dikush ka dashur të godasë klanin"./K.C/dritare.net