
Nga Asunta Toromani
Pasqyrë, moj pasqyrë! Cila është më e bukura mbi Tokë?...
Kanë kaluar rreth 85 vite. Ishte Borëbardha, vajza e mbretëreshës, e cila ndërron jetë, duke mos shmangur dot kështu, bashkëjetesën me mbretëreshën e re.
Prej atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar. "Lentet" e një kohe tjetër, i bëjnë të papranueshme, të diskutueshme, jo tërësisht normale a lehtë të justifikueshme, disa prej ndodhive, mbase me më pak pikëpyetje në historitë e ngjashme.
Mënyra se si komunikohet, se si setet e vlerave marrin formë, se cilat vlera mbrohen a se si vlerësohet apo aplikohet drejtësia sociale e barazia, elementët e dukshëm të artikuluar të paragjykimit apo përjashtimit, sollën një kuptim - dhe pse me kampe argumentative - të "kulturës së anulimit".
Prej dhënies qartësi - në artikulimin dhe komunikimin politik - deri në art, disiplina sociale, edukim, kultura e anulimit gjeti përkrahës e kundërshti.
Ti arsyeton - vepron, ose impulsohesh dhe vetëm vepron. Dehuman, ose plotësisht human.
Diskriminon, ose mbështet. Paragjykon, ose afrohesh te e kundërta. Përjashton, ose përfshin. Rrit mendimin, ose justifikon. Disa qendrojnë në këto rreshta.
Të tjerë, refuzojnë kulturën e anulimit, pa refuzuar parimet e drejtësisë sociale apo hequr dorë nga përgjegjësia. Besojnë te ndryshimi, ndaj nuk mund të përdoret kulturë anulimi, ndaj individëve që kanë gabuar por mund të rekuperojnë.
E ndërkohë që diskutimet vijojnë, pjesë bëhet dhe historia e Disney, Borëbardha dhe shtatë xhuxhat. Një puthje e paaprovuar. Një individ i cili nuk është në gjendje të vendosë e aprovojë puthjen. Ndërkohë, ndodh. Puthja ndodh e paaprovuar e kjo është konsideruar ndër kohë si "e duhur, normale, aspak e diskutuar, e justifikuar me dashuri të vërtetë a magji dashurie".
85 vite më parë, mbase po. Sot, qasje e vjetër. Nëse histori klasike të trilluara, duhet të jetojnë ende, sipas kulturës së anulimit, duhet të rikrijohen e përshtaten. Në të kundërt, qendrojmë ende në lejime të sekuencave që prodhojnë mospranim, vulnerabilitet për shkaqe gjinore a rracore, elementë nënshtrimi a të moszotëruarit e vetes.
Borëbardha nuk zhduket, mbase do japë një puthje të sigurt, të vërtetë./dritare.net

















