Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: 4 mijë çifte të reja do të mbështeten për blerjen e një banese, aplikimi nis në nëntor

Kryeministri Edi Rama prezantoi politikat e reja të strehimit për vitin 2027, duke njoftuar një skemë të re mbështetjeje për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpi.

Sipas Ramës, qeveria synon të mbështesë 4 mijë çifte të reja, përmes dy skemave të kredive të subvencionuara.

2 mijë çifte do të përfitojnë kredi me interes 0% për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro, ndërsa 2 mijë të tjera do të mund të marrin kredi me interes 3% për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro.

Në kuadër të skemës së re do të rritet edhe kufiri i të ardhurave për përfituesit. Tavani do të shkojë në 280 mijë lekë neto në muaj.

Ndryshim do të ketë edhe për shumën maksimale të kredisë. Nga 12.5 milionë lekë, ajo pritet të rritet në 17 deri në 20 milionë lekë.

Aplikimet për skemën e re do të hapen në nëntor të këtij viti.

Programi është pjesë e politikave të reja të qeverisë për strehimin, me fokus të veçantë te familjet dhe çiftet e reja që synojnë të blejnë banesën e tyre./L.F-dritare.net