Na ndiqni edhe në

Bota

Zi në muzikën greke! Shuhet në moshën 54-vjeçare Giorgos Mazonakis

Është ndarë nga jeta parakohe këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis, një prej emrave më të njohur dhe më të dashur të muzikës greke.

Mediat greke raportojnë se artisti ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Sipas informacioneve të para të publikuara, shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Lajmi për ndarjen e tij të papritur nga jeta vjen në një moment kur Mazonakis ishte ende aktiv në skenën muzikore. Vetëm një ditë më parë ishte njoftuar rikthimi i tij në Teatrin Alsos për dy mbrëmje muzikore, më 30 shtator dhe 4 tetor. Ai kishte planifikuar gjithashtu një koncert të madh më 20 shtator në Technopolis të Athinës, për të festuar 33-vjetorin e karrierës së tij.

Giorgos Mazonakis lindi më 4 mars 1972 dhe nisi të këndonte që në moshë të re. Gjatë më shumë se tri dekadave në skenë, ai u shndërrua në një nga figurat më karakteristike të muzikës moderne greke, i njohur për stilin e tij të veçantë, interpretimin dhe praninë e fortë skenike.

Në karrierën e tij të gjatë, Mazonakis publikoi një numër të madh këngësh që u kthyen në hite dhe fitoi një publik të gjerë jo vetëm në Greqi, por edhe jashtë saj.

Ndarja e tij e papritur nga jeta shënon humbjen e një prej artistëve që la gjurmë të forta në muzikën greke të dekadave të fundit./dritare.net