Na ndiqni edhe në

Moti

Si do jetë moti sot!

Si do jetë moti sot!

Shqipëria do të përfshihet këtë të premte, nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime të pakta vranësirash në disa zona të vendit. Temperaturat do të shënojnë vlera relativisht të larta për këtë periudhë të vjeshtës.

Temperaturat minimale në territorin shqiptar pritet të zbresin në 8°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 23°C. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë më shumë kthjellime, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.

Në orët e mbrëmjes, temperaturat do të pësojnë rënie graduale, ndërsa moti do të vijojë të jetë kryesisht i kthjellët. Mundësia për reshje mbetet e ulët, duke bërë që dita të karakterizohet nga një mot i butë dhe i qëndrueshëm./dritare.net