Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestuesit bllokojnë rrugën tek Ura e Madhe në Unazë


Protestuesit bllokojnë rrugën te Ura e Madhe në Unazë, ndalohet qarkullimi i automjeteve

Protestuesit kanë bllokuar mbrëmjen e së mërkurës qarkullimin e automjeteve në zonën e Urës së Madhe, në Unazën e Tiranës.

Tubuesit kanë dalë në rrugë duke penguar lëvizjen e automjeteve dhe duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në këtë aks.

Bllokimi i rrugës vjen në kuadër të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, ndërsa protestuesit kanë vijuar tubimin duke u zhvendosur në Unazë.

Në zonë ndodhen edhe forca të policisë, ndërsa situata po monitorohet për të shmangur incidente dhe për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve./dritare.net