Video/ Protestuesit godasin me vezë e shishe makinën e deputetes Ilva Gjuzi
Tuesday 8 September 2026, 18:06
Dritare.net

Protesta jashtë Parlamentit është tensionuar më tej pas përfundimit të seancës plenare, ndërsa deputetët po largoheshin nga godina e Kuvendit.
Disa protestues kanë goditur me vezë dhe shishe uji makinën e deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, teksa ajo po largohej pas përfundimit të seancës.
Gjatë incidentit, një prej protestuesve ka goditur me shqelma automjetin e deputetes, duke i thyer edhe pasqyrën.
Situata është zhvilluar mes tensioneve dhe pranisë së forcave të Policisë, të cilat ishin vendosur përreth Parlamentit për mbarëvajtjen e protestës./dritare.net