Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Evis Kushi, nënkryetarja e re e Kuvendit!

Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Emri i saj është prezantuar nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së socialistëve, pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Kushi do të zëvendësojë në këtë detyrë Klodiana Spahiun, e cila është larguar nga posti i nënkryetares së Kuvendit pasi kaloi në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshimi në drejtimin e Kuvendit vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar, ndërsa emërimi i Kushit pritet të formalizohet sipas procedurave parlamentare./dritare.net