Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensione para Parlamentit/ Protestuesit përplasen me Policinë, dy të shoqëruar

Tensione janë regjistruar jashtë Parlamentit, ku po zhvillohet protesta në të njëjtën kohë me seancën plenare.

Dy protestues janë shoqëruar nga Policia pas një përplasjeje me efektivët dhe mosbindjes ndaj urdhrave të tyre. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë kaluar perimetrin e sigurisë të vendosur nga Policia dhe kanë tentuar t’u afrohen hyrjeve të Parlamentit.

Forca të shumta policie janë vendosur përreth godinës së Kuvendit, ndërsa brenda saj po zhvillohet seanca plenare./dritare.net