Nga Peza je komunist fare! Rama batuta me të riun
Dritare.net

Një bisedë për mjedisin mes kryeministrit Edi Rama dhe një të riu nga Peza e Madhe është mbyllur me batuta për politikën, socialistët dhe komunistët. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Rama prezanton të riun me të cilin sapo kishte përfunduar një intervistë për çështjet e mjedisit, ndërsa origjina e tij nga Peza bëhet shkak për një shkëmbim batutash.
“Jemi këtu me Altinin, më tha hajde bëjmë një foto, pastaj e kaloi në video, sepse është 5 breza socialist thotë. Po ishe nga Peza pastaj, nga ajo e madhja sidomos, aty je komunist fare. Por tatuazhet tregojnë qartë që ky nuk është as socialist, as komunist, por ambientalist. Sapo kemi mbaruar një intervistë pikërisht për ambientin”, tha mes të tjerash Rama.
Në formë humori, Rama shkroi në rrjetet sociale krahas videos “Më shumë se socialist, po jo komunist… Çfarë është?”./K.C/dritare.net