Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthim në pikën e karburantit, plagosen 3 punonjës. Shembet godina njëkatëshe

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në Tiranë, në pikën e karburantit “Eida”.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një bombol gazi, në momentin kur po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar tre punonjës të pikës së karburantit. Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme materiale. Si pasojë, është shembur godina njëkatëshe e objektit, ndërsa ngjarja ka krijuar panik edhe për banorët e zonës, pasi pika e karburantit ndodhet në një zonë të populluar dhe pranë disa pallateve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkakun e shpërthimit./L.F-dritare.net