Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e së shtunës, gjykata cakton masat për 22 protestuesit e arrestuar

Protesta e së shtunës, gjykata cakton masat për 22 protestuesit e


Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 22 protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës gjatë protestës kombëtare të së shtunës.

Katër prej tyre, Valentin Lamçe, Dritan Zhilla, Mariglen Selini dhe Lorenc Bezati, do të qëndrojnë në arrest shtëpie. Për 16 protestues të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ndërsa Xhuljan Minges dhe Klesti Fetiut u është ndaluar dalja jashtë shtetit.

Gjykata ka vlerësuar të ligjshme arrestimet për të 22 personat. Seancat gjyqësore u zhvilluan veçmas, nga gjyqtarët Altin Abdiu dhe Sonjela Voskopi.

Protesta e së shtunës u shoqërua me përplasje dhe akte dhune, përfshirë hedhjen e molotovëve drejt institucioneve, si dhe dëmtime të pronave dhe bizneseve gjatë marshimit në kryeqytet./dritare.net