Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama nga Spanja: Kemi luftuar stigmën që na shihnin si kriminel. Vlerësim i madh të shohësh Shqipërinë të respektohet!

Rama nga Spanja: Kemi luftuar stigmën që na shihnin si kriminel.

Kryeministri Edi Rama në një konferencën për shtyp nga Spanja, është shprehur se për shumë vite “Shqipëria ka luftuar stigmën që na ka ndjekur si hije që kur jemi hapur dhe erdhën në Evropë.

“Na u desh të luftonin për shumë vite kundër stigmës që na ka ndjekur si hije që kur jemi hapur dhe erdhën në Evropë, që na donte të ishim kriminel, hajdut e çdo gjë, e që Shqipëria të ishte si vend i zymtë që askush nuk duhet të shkojë se është i rrezikshëm. Kjo tashmë ka marrë fund, dhe ata që vijnë mrekullohet nga vendi, nga siguria. Kemi normën më të ulët të vjedhjeve në Evrope, këtë e thonë organizatat ndërkombëtare.
Mikpritja e këtyre ngjarjeve na bën të ndihemi pjesë e vendeve demokratike, që e bëjnë këtë për shumë vite. Shpresoj që miku im i dashur, Petro Sançes, do jetë kundër e asaj që do them. Kur erdha në Granata, prita kuzhinën më të mirë, nuk ishte ushqim i mirë. I thash Petros ç’është ky katering në Spanjë, më tha prit darkën, kjo është ajo që merr ne Evropën e vjetër.
Për ne do të thotë shumë,se mikpritja është e jona. Është e shkruar në ligjin tonë të parë, që shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Për mikun, si për Zotin ne bëjmë më të mirën. Turistët spanjollë që vijnë në Shqipëri e shohin këtë. Kur kishim ndeshjen me Spanjën në Kampionat, që ishte një ndeshje e fortë, tgifozët shqiptarë nuk bërtisnin shumë duke pasur tifozët spanjollë krah tyre, por në fund duartrokitën Spanjën, dhe të gjithë tifozët thanë “çfarë është kjo, s’kemi parë asnjë vend që rrihet dhe duartroket”. Nuk u rrahëm kaq keq, kjo është ajo çfarë jemi. Është një mundësi për t’i treguar botës së kush jemi. Nuk ka të bëjë më një vend të bukur, por me faktin që të shkon në një vend që Kongresi të mbaj qëndrimet e veta.”/ E.P-dritare.net