Na ndiqni edhe në

Politikë

Opozita letër PS: Pranoni ODIHR si mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Po rrezikoni integrimin

Opozita letër PS: Pranoni ODIHR si mekanizëm për zgjidhjen e

Opozita e Bashkuar i ka dërguar një letër Partisë Socialiste, ku kërkon që OSBE/ODIHR të pranohet si mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Këshillin Politik. Refuzimi, thuhet në letrën e opozitës, po vë në rrezik hapjen e negociatave .

"Këshilli Politik funksionon vetëm mbi tërësinë e rregullave të marrëveshjes politike të 14 janarit 2020 dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke iu drejtuar OSBE/ODIHR-it është rregull themelor i saj. Pa zbatimin e këtij mekanizmi nuk ka zgjidhje të pranuara siç përcakton marrëveshja dhe pa zgjidhje të pranuara nuk ka konsensus në reformën zgjedhore. Konsensusi është mekanizmi themelor i funksionimit të Këshillit Politik si instrumenti vendimarrës për çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Qëndrimi juaj refuzues i shprehur në të gjitha seancat e Këshillit Politik që nga data 14 shtator e së fundmi me shkresën e datës 29 shtator 2020, është bërë pengesë dhe ka bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit. Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë", thuhet në letër. Këshilli Politik, do të zhvillojë sot mbledhje e radhës, për të diskutuar për draftin e dorëzuar nga përfaqësuesit e opozitës, për lista 100% të hapura./L.F-dritare.net