
Lëpirëse me prani gozhde në Shqipëri? Çfarë thotë AKU!
Dritare.net
Autoriteti Kombëtar Ushqimit ka reaguar pas lajmeve se te një lloj lëpirëseje për fëmijë është gjetur prani gozhde dhe ky institucion nuk e ka ndaluar importimin e këtij produkti në Shqipëri. AKU-ja thotë se ky nuk është lajm i vërtetë, produkti “Johny Bee Strawberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskawkowym" nuk është importuar kurrë në Shqipëri.
Reagim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e vlerëson të arsyeshme për të sqaruar opinionin publik, mbi deklaratën e pavërtetë dhe të pabazuar në fakte, mbi mosbllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të produktit lëpirëse për fëmijë, “të supozuar me prani gozhde”.
Sqarojmë opinionin publik se për këtë produkt , njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024 , ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje. Menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, AKU ndërmori hapat për verifikimin e rastit në terren dhe verifikimin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar (P.I.K)
Pas shqyrtimit të të dhënave nga PIK, rezultoi se produkti “Johny Bee Strawberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskawkowym” (lëpirëse/ mini karamele, me luleshtrydhe) me LOT: KD4354 dhe Datë Skadence: 29/04/2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe për pasojë NUK ËSHTË SHPËRNDARË në tregjet e vendit tonë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gadishmëri të plotë në kryerjen e misionit të tij, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrotjen e shëndetit të konsumatorit."/K.C/dritare.net

















