
Policia: Ilda Bejleri akuzohet për dy vepra penale!
E Enjte 13 Shkurt 2020, 17:05
Dritare.net

"Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gazetarja e sportit aksidentoi dje në mesditë një zonjë 63-vjeçare dhe u largua nga vendngjarja. Ndërkohë e aksidentuara, ndodhet në Spitalin e Traumës në pritje të operohet./L.F-dritare.net

















